Godasin akademizmin
Ergys GJENCAJ
Akademia e Shkencave nuk reformohet per shkak te rijetesimit te saj shkencor-kulturor, por per largimin e gjithckaje qe lidhet me idete komuniste. Ky eshte qellimi i projektligjit te diskutuar ne seancen e djeshme te Kuvendit dhe te pohuar nga kryeministri Sali Berisha dhe deputete te tjere demokrate. Nisma ligjore e ndermarre nga qeveria eshte debatuar gjate ne Parlament. Kreu i Keshillit te Ministrave, Berisha, ne komentet per projektligjin, pohoi se reforma e vertete ne Akademine e Shkencave ka si synim desovjetizimin e kesaj fushe. "Ky ligj eshte ligji i desovjetizimit te kerkimit shkencor. Akademia eshte vetem nje aspekt i ketij ligji, i ketij procesi, dhe une e konsideroj kete nje nga reformat me te rendesishme te 15 viteve te fundit", ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Madje ai tha se, nese nuk do te ndermerret nje gje e tille, Akademia do te zaptohet nga lidere apo ish-lidere partish dhe do te kthehej ne nje institucion politik. Ai solli ne vemendje te deputeteve, se ish-Presidenti i Republikes, ish-sekretar i Pergjithshem i PS-se, aktualisht kryetari i fondacionit "Qemal Stafa" brenda PS-se, Rexhep Mejdani, eshte votuar si kryetar i ri i Akademise. Ne mbeshtetje te idese se Berishes eshte prononcuar edhe deputeti i PD-se, Edi Paloka. Duke forcuar akoma me shume idene se ne fakt, ky projektligj ka si qellim eliminimin e sovjetizmit te Akademise, ai tha se ne perberjen e saj ka profesore te marksizmit. "Akademia ishte kthyer ne nje azil profesoresh dhe filozofesh marksisto-leniniste", tha Paloka.
Por kunder mendimeve dhe vete nismes ligjore jane shprehur eksponente te larte te opozites. Kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, ka thene se ndryshimet ne ligjin "Per Akademine e Shkencave" jane ne thelb te gabuara. Sipas saj, nuk synohet reformimi i ketij institucioni, per zhberja e tij. "E zhbete Akademine e Shkences, duke e lene me pak se nje OJF e zakonshme, qe per hir te se vertetes ka me shume pavaresi se sa ka sot ajo, se ciles i keni lene funksione qe vetem shkence nuk mund te beje", ka deklaruar Leskaj, duke shprehur voten kunder te te gjithe ligjvenesve qe drejton. Ajo nenvizoi faktin se mazhoranca nuk eshte ne favor te zgjedhjeve ne Akademi, duke i hequr thelbin e pavaresise ketij institucioni, qe ka te beje me parimin e zgjedhjeve dhe ketu nuk eshte fjala vetem per kryetarin. Numri nje i deputeteve te partise me te madhe opozitare theksoi se nisma ligjore e percjelle nga qeveria per miratim ne Kuvend, ka dhe absurditete te tjera, sic eshte ai qe ka te beje me faktin se numri i akademikeve percaktohet nga kufizimet buxhetore. "Ketu gabimi eshte qe, ne koncept, sipas kesaj logjike, po te kemi para mund te kemi shume akademike. Pra, po s'patem para, e ndryshojme prape ligjin, per te ndryshuar numrin", tha Leskaj. Ajo tha se ceshtja e Akademise se Shkencave nuk mund te merret si fenomen i vecuar, pasi ajo eshte pjese e gjithe strategjise se uzurpimit te institucioneve te pavarura. Kesisoj, sipas saj, edhe akademia nuk mund t'i shpetonte filozofise se mazhorances aktuale. Kryetarja e ligjvenesve socialiste theksoi se e gjithe opozita eshte e gatshme te kontribuoje per nje reforme te vertete ne institucionin e Akademise se Shkencave, per ta cuar ate ne standardet e nje institucioni akademik bashkekohor. "PS eshte e gatshme te mbeshtese cdo ligj qe realisht kontribuon ne reformimin e Akademise se Shkencave, por p/ligji i sotem nuk e ben kete. Ai eshte nje draft qe shperfill vendimet e Gjykates Kushtetuese, qe diskriminon dhe fyen akademiket per shkak te moshes, qe heq parimin e zgjedhjeve dhe ate te se drejtes se fituar dhe heq autonomine e Akademise. Nje ligj i tille nuk mund te pranohet nga ne si reforme. PS eshte per reformimin e Akademise se Shkencave, qe ajo te jete nje institucion ne standardet e institucionit te nje akademie bashkekohore, gje qe ju nuk e realizuat dot, pasi nuk keni as vullnetin dhe as kapacitetet"-tha Leskaj.