E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Qellim pa kuptim

Deputete te Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi dhe Sabit Brokaj, kane kundershtuar nismen ligjore te propozuar nga qeveria per te ashtuquajturen reforme ne Akademine e Shkencave. Kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Xhufi, deklaroi se eshte e pakuptimte qellimi i ketij projektligjit, sipas te cilit Akademia shkrihet dhe kalon ne universitete. Sipas tij, universitetet vete jane te perfshira ne reforme, ndaj si rrjedhoje mund te imagjinohet lehte se c'rezultat do te kete kalimi i kerkimit shkencor te akademikeve prane tyre. Madje Xhufi tha se dhe vete fondet financiare te universiteteve nuk jane aq te medha, sa te perballojne edhe kerkesat e akademikeve. Per te mos folur pastaj, sipas Xhufit, per ambiente te vecanta per punen studimore. Nga ana e tij, Brokaj tha se modeli i funksionimit te Akademise, ne momentin qe ajo eshte ngritur, qe 35 vjet me pare, ishte ai gjerman. Sipas tij, ai u kopjua edhe nga ish-sovjetiket, por qe keta te fundit devijuan komplet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›