Kapet i kërkuari Sami Kuka, ndaj tij ekzistonte masa e arrestit me burg

Shkodër, 16 shtator, NOA Forcat e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen e 41-vjeçarit Sami Kuka, lindur dhe banues në qytetin verior, në vendin e quajtur përballë lokalit Çoçja.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ky person ka qenë i shpallur në kërkim në bazë të një vendimi të gjykatës së Shkodrës
për masën e sigurisë Arrest me burg mbi veperat penale të Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit si dhe Kanosje.
Kapja e tij u bë e mundur nga shërbimet policore, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e të lartpërmendurit.
n.e/NOA