E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis procedimi penal ndaj dy të dyshuarve për vjedhjen e pasqyrave të një automjeti

Tiranë, 16 shtator, NOA Forcat e Policisë së Tiranës kanë nisur procedim penal ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip Benz 270 me targa Tr.9800 L, vjedhje kjo e realizuar në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, specialistët e hetimit të krimit, pasi kryen të gjitha veprimet hetimore, konkluduan se autorë të kësaj vjedhje kanë qenë dy personat me iniciale A.E, 21-vjeç dhe A.G, 25-vjeç, me banim në Tiranë.

Bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasqyrat e vjedhura, si edhe mjeti i mësipërm.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Tiranës në ngarkim të dy personave të mësipërm, për veprën penale të Vjedhjes në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›