E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi, ndiqet penalisht se përfitonte pension të paligjshëm

Tiranë, 16 shtator, NOA Përfitonte pension suplementar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye do të ndiqet penalisht nga organi i akuzës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 45-vjeçarin me inicialet K.S, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i cili do të ndiqet për veprën penale të Mashtrimit, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Ndaj tij është depozituar kallëzim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurime Shoqërore e Tiranës, ku ai se shtetasi ka përfituar pension suplementar në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, po për veprën penale të Mashtrimit u dërguan materialet në prokurori edhe për 50-vjeçaren me inicialet F.C, lindur dhe banuese në Tiranë.
Ndaj saj është depozituar kallëzim penal nga një grua, e cila ka deklaruar se F.C i ka vjedhur me anë të mashtrimit shumën e parave prej 14 500 euro, për një afat 6 mujor, për të zgjeruar biznesin e saj dhe më pas nuk ia ka kthyer më.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›