E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri emigrant, vetembytet nena e tre femijeve

Elbasan - Gjendet e mbytur ne liqen nena e tre femijeve. Flutura Toromani 32 vjec me banim ne fshatin Kycyk te komunes Tregan ne Elbasan eshte gjendur e mbytur ne ujerat e rezervuarit te fshatit Tregan. Sipas familjareve nena e tre femijeve eshte larguar nga shtepia rreth ores 11.00 te nje dite me pare dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi. Familjaret jane shqetesuar per fatin e saj ne oret e para te mbremjes. Ata kane pyetur ne te aferm dhe ne fshat dhe kur nuk kane marre asnje pergjigje, kane kerkuar ndihmen e policise. Kerkimet kane nisur heret ne mengjes. Te aferm dhe policia e kane gjetur trupin e pajete ne rezervuarin e fshatit Tregan. Ne vendngjarje kane shkuar ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas eksperteve ne trupin e viktimes nuk jane konstatuar shenja te dhunes por te edemes polmonare te provokuar nga mbytja ne uje. Ende mbeten enigme shkaqet e vetembytjes se nenes se tre femijeve. Bashkeshorti i saj ndodhet emigrant ne Greqi. Grupi hetimor ka marre ne pyetje te aferm te se ndjeres. Nga te dhenat e para rezulton se vetmbytja mund te jete kushtezuar nga kushtet e veshtira ekonomike ne familje. Ne pamundesi per te rritur femijet Flutura Toromani ka gjetur nje zgjidhje shume te veshtire duke i dhene fund vetes ne ujerat e rezervuarit. Vetesakrifikimet e kushtezuara nga faktore ekonomike jane shtuar se tepermi kohet e fundit ne Qarkun e Elbasanit.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›