Çmimi "Tirana 2008" i jepet gazetarit dhe drejtorit të Ora News, Alfred Peza

Drejtori i televizionit Ora News u nderua me çmimin "Tirana 2008" gjatë ceremonisë "Sofra e Tiranës", të organizuar në Pallatin e Kongreseve. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti Bamir Topi si dhe përfaqësues të lartë të jetës politike dhe kulturore në vend. Gazetarit Alfred Peza,çmimi iu dha nga poeti dhe shkrimtari Dritëro Agolli, me motivacionin "Për kurajo, profesionalizëm dhe transparencë në përcjelljen e informacionit.". Gjatë fjalës së tij Dritëro Agolli vlerësoi kontributet dhe karrierën e gazetarit Peza që nga drejtimi i disa mediave të shkruara dhe vizive dhe së fundmi vlerësoi me nota të larta punën e tij si drejtues i televizionit Ora News. Ndërkohë gazetari,Alfred Peza u shpreh se "Gjithmonë "Sofra Tiranase" ka gjetur dollibash të mirë si Agolli dhe se në mes të Tiranës dihet të vlerësohen tiranësit e vërtetë".Gjithsej shoqata "Tirana" ka ndarë 8 çmime, ku çmimi për "Sportistin më të mirë" iu dha Daniel Godel dhe Lorna Josës, çmimi si "Mjeshtër i poezisë së kënduar" iu dha Jorgo Papingjit, ndërsa si "Këngëtare më e mirë" u vlerësua Olta Boka. Jon Col Song mori çmimin"Misionari i paqes dhe i harmonisë ndërfetare".Çmimi i ikonës së re të bukurisë iu dha Irsa Demnerit. Ky aktivitet u mbështet dhe nga kompania YLDON.