E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapat për ligjërimin e së drejtës së pensionit

09/12/2008  Lista e dokumentacionit për katër llojet e përfitimeve

Tabela e moshës për kategoritë përfituese gjatë viteve 2008-2009 si dhe ata të një viti më pas

Personat që janë në prag të daljes në pension duhet të plotësojnë kërkesën paraprake, në rast se duan të përfitojnë pension sapo u lind kjo e drejtë. Aktualisht janë publikuar tabelat e moshës së daljes në pension sipas kategorizimit që u bëhet profesioneve. Këta të fundit së bashku me listën e dokumentacionit duhet të paraqiten pranë agjencive rajonale për të ligjëruar të drejtën e marrjes së pensionit sipas kritereve që plotëson. Dokumentet e nevojshme që shoqërojnë kërkesën paraprake për pension janë: fotokopje e librezës së punës, në mungesë të saj deklaratë personale për vitet e punës (formulari tip bashkëlidhur); certifikatë lindjeje me fotografi si dhe për kërkueset femra duhet të dorëzohet certifikata e martesës për verifikimet e mëpasshme.

Përfituesit e 2008-2009-s

Masa e pensionit përcaktohet sipas grupit në të cilin bën pjesë aplikuesi, në bazë të kritereve moshë dhe viteve të punës të siguruara. Kushtet për të përfituar një pension pleqërie nga 1 qershori i këtij viti deri më një korrik të 2009-s janë të ndara sipas gjinive dhe profesioneve në të cilat bëjnë pjesë përfituesit. “Konkretisht është përcaktuar që për punët e kategorisë së parë mosha e daljes në pension për burrat të jetë 57 vjeç, ndërsa për gratë do të jetë 52 vjeç si dhe periudha e sigurimeve në vite për të dyja palët duhet të jetë përkatësisht 30 vjet punë. Për kategorinë e dytë të punëve mosha e daljes në pension për burrat do të jetë 62 vjet e 6 muaj, ndërsa për gratë 57 vjet e 6 muaj dhe 35 vjet punë të siguruara. Ndërsa për kategorinë e tretë mosha e daljes në pension për burra është 63 vjet e 6 muaj, ndërsa për gratë 58 vjet e 6 muaj. Nënat me shumë fëmijë të drejtën e përfitimit e gëzojnë në moshën 50-vjeçare”.

Caktimi i pensioneve

Rregullat për marrjen e vendimit të caktimit të pensioneve caktohen sipas kësaj procedure: për pensionet e pleqërisë dhe për pensionin familjar, në rastet kur anëtari i familjes që përfiton është mbi moshën për punë që përcakton ligji, caktohet pension i përhershëm. Ndërkohë për të ardhurën shtesë për fëmijën në ngarkim dhe për kompensime të tjera që marrin edhe pensionet e pleqërisë, afati do të vendoset sipas rastit. Pensionet e invaliditetit jepen deri në datën e mbarimit të afatit të caktuar të vlerësimit të aftësisë për punë me vendim të KMCAP-it. Gjithashtu pensioni familjar për jetimët, afati i pagesës caktohet deri në datën kur jetimi më i madh plotëson moshën 18 vjeç dhe për ata që janë mbi moshën 18 vjeç e vazhdojnë shkollën deri në një muaj pas datës së fillimit të vitit të ri shkollor, por në asnjë rast pas datës së mbushjes së moshës 25 vjeç. Përkundrejt kësaj të fundit për të ardhurën shtesë për fëmijën në ngarkim, për personat që përfitojnë pension invaliditeti të plotë, vendoset data e plotësimit të moshës 18 vjeç të fëmijës më të rritur

Kushtet për të përfituar pension pleqërie nga 1.07.2009-30.06.2010

Për punët e kategorisë së parë Burri Gruaja

Mosha 58 vjeç 53 vjeç

Periudha e sigurimit në vjet 30 vjet 30 vjet

Për punët e kategorisë së dytë

Mosha 63 vjeç 58 vjeç

Periudha e sigurimit në vjet 35 vjet 35 vjet

Për punët e kategorisë së tretë

Mosha 64 vjeç 59 vjeç

Periudha e sigurimit në vjet 35 vjet 35 vjet

Për nënat me shumë fëmijë

Mosha 50 vjeç

Periudha e sigurimet në vjet 30 vjet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›