ZMQ, sondazh për korrupsionin, pronat problemi më i madh për qytetarët

ZMQ zhvilloi një sondazh për korrupsionin ku u anketuan 1300 persona në 5 qytete të vendit. Tema e sondazhit ishte perceptimi i korrupsionit nga qytetarët dhe reagimi i tyre lidhur me këtë fenomen. Ndër të anketuarit rezultoi se kishin si problem kryesor çështjen e pronave, korrupsionin si dhe papunësinë. Ndër sektorët që janë cilësuar si më të korruptuar numërohen Agjensia e pronave, doganat dhe përmbarimi. Sipas raportit për çështjet që sjellin korrupsion,36% pengesë bëhet moszbatimi i ligjit, në 18% të rasteve bëhet shkak mungesa e vullnetit politik, 11% deklaruan se efekti jepet vetëm nëpërmjet reagimit qytetar.Të anketuarit janë shprehur se rolin më pozitiv në luftën kundër korrupsionit e ka luajtur media, duke e lënë pas politikën.