Godina e kopshtit t’i rikthehetkomunitetit mysliman
15/04/2009 Kjo kërkesë u shtrua në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Më parë do të sistemohen fëmijët
SHKODER- Kërkohet rikthimi i godinës së kopshtit “16 shtatori” në pronësi të komunitetit mysliman. Kjo kërkesa është bërë dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak nga këshilltari Besnik Kastrati, njëkohësisht dhe shef i ZKKP-së Shkodër. Ai ka kërkuar korrigjimin e pronësisë së kopshtit “16 shtatori” në lagjen e vjetër “Dudas” të qytetit të Shkodrës.
Kërkesa
Kastrati ka theksuar se Bashkia e ka pasur në përdorim objektin ku ndodhet kopshti dhe nuk duhet ta kalojë atë në pronësi, pasi është një ndërtesë e komunitetit mysliman, për të cilën komisioni është në prag të shprehjes së vendimit të rinjohjes së pronësisë për këtë komunitet. Këshilltarët bashkiakë vlerësuan sqarimin shumë me vend të këshilltarit Kastrati dhe kërkuan shikimin e mundësive për gjetjen, apo ndërtimin e një ndërtese tjetër për transferimin e kopshtit të fëmijëve në mënyrë që t’i hapej rrugë lirimit të objektit dhe dorëzimit të pronarit të tij, institucionit të Myftinisë së Shkodrës. Ndërtesa ku ndodhet kopshti i fëmijëve “16 shtatori” kanë qenë pronë e komunitetit mysliman deri në vitin 1967, kur sistemi i asaj kohe jo vetëm mohoi fenë, por u mori dhe pronat komuniteteve fetare. Deri në vitin 1967 kjo ndërtesë ishte Mejtep (shkollë fillore e ngritur nga komuniteti mysliman). Pas këtij viti ndërtesa ekzistuese u kthye në kopsht fëmijësh. Pas 1990, me ardhjen e demokracisë dhe rikthimin e besimit fetar, Myftinia e Shkodrës kërkoi kthimin e kësaj ndërtese. Për vite të tëra u kërkua që ndërtesa të kthehej me konsensus, ashtu siç ishte vepruar me të drejtë me pronat e komuniteteve të tjera fetare. Ndërkohë kjo pronë u regjistrua në përdorim të Bashkisë, ndaj vetëm para rreth 6 muajve Myftinia e Shkodrës filloi të kërkonte këtë pronë në zyrën e Kthimit e Kompensimit të Pronave, krahas kërkesave për kthimin e pronave të tjera. ZKKP Shkodër mori parasysh këtë kërkesë të drejtë të Myftinisë së Shkodrës, ndaj mori në shqyrtim kërkesën për njohjen e pronësisë së ndërtesës ku sot është kopshti “16 shtatori”. Tashmë ZKKP-ja është në fazën e nxjerrjes së vendimit të njohjes së pronësisë së ndërtesës, në favor të komunitetit mysliman. Ndërkohë gjithë procesi i rikthimit të kësaj godinë do të bëhet vetëm pasi të jenë gjetur ambiente të përshtatshme për fëmijët e kopshtit “16 shtatori”.
Pronat
Për sa i përket pronave të komunitetit mysliman, kreu i ZKKP Shkodër, Besnik Kastrati, thekson se procesi i njohjes dhe kthimit të pronave të këtij komuniteti është pjesë e angazhimit të kësaj zyre për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjitha komuniteteve fetare. Në këtë kuadër vetëm një javë më parë kjo zyrë ka realizuar kthimin fizik të rreth 2500 metrave katrorë, pjesë e sipërfaqes së Xhamisë së dikurshme tek ura e Bunës. Nga ana tjetër Kastrati sqaron se ka mjaft kërkesa nga ana e komunitetit mysliman për të cilat zyra që ai drejton nuk ka mundësi kthimi. Shkak janë bërë vendimet e komisioneve të mëparshme të kthimit të pronave, të cilat u kanë kthyer pronat në mënyrë të gabuar, apo abuzive, personave të tjerë. Të ndodhur para këtij fakti ZKKP Shkodër, nuk mund të nxjerrë vendim për kthimin e këtyre pronave për Myftininë, pasi do të krijonte mbivendosje. “Në këto kushte, thekson Kstrati, u janë dërguar zyrës së qendrës në Tiranë 3-4 dosje për rishqyrtim të vendimeve të komisioneve të mëparshme”. Ndërkohë ZKKP Shkodër është duke verifikuar dhe kërkesat e tjera të Myftinisë, për të cilat vendimet e komisioneve të mëparshme kanë krijuar probleme.