E majta ne fushate
15/04/2009 Gjiknuri për kartat
“Procesi i dështuar, nëse s’ka zgjidhje brenda prillit”
Partia Socialiste nuk resht së kërkuari ndërhyrjen në mënyrën e duhur të qeverisë “Berisha” në procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Madje, sipas kësaj partie, nëse nuk do të gjenden zgjidhjet e arsyeshme brenda këtij muaji, atëherë do të kishim një dështim të procesit. Një qëndrim i tillë u bë dje i ditur nga nënsekretari për çështjet ligjore në PS Damian Gjiknuri. “Jemi përsëri këtu për të dhënë alarmin se situata me procesin e pajisjes me letërnjoftime tashmë ka hyrë në fazën më kritike. Kjo për arsyen e thjeshtë se, nëse nuk ndërmerret një ndryshim radikal në lidhje me politikën e pajisjes së shtetasve me letërnjoftime brenda muajit prill, procesi përfundimisht dështon dhe bashkë me të edhe çdo grimcë legjitimiteti për zgjedhjet”, - vlerësoi Gjiknuri. Sipas tij, çdo masë radikale për adresimin e situatës dhe për një interes të qenësishëm publik jo vetëm që është detyrim kushtetues, por do të shpëtonte përfundimisht zgjedhjet e lira nga dështimi i sigurt e bashkë me to edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. “I takon qeverisë të ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme, që mundëson pajisjen e shtetasve me letërnjoftim, në mënyrë që të mos cenojë të drejtat e tyre kushtetuese për zgjedhje, dhe heqjen sa më parë të taksës së të votës”, - deklaroi ai.
Deklarata e Xhufit
“Berisha rrit shpenzimet për qëllime elektorale”
Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti dje një qëndrim kritik ndaj qeverisë “Berisha” lidhur me efektet e krizës ekonomike botërore në vendin tonë. Kryetari i grupit parlamentar i kësaj partie Pëllumb Xhufi, duke iu referuar kësaj çështjeje, deklaroi se “Berisha, në kundërshtim të plotë me rekomandimet e FMN-së e të Bankës së Shqipërisë, po rrit në mënyrë shqetësuese shpenzimet jo produktive për qëllime elektorale, në një kohë që i është kërkuar që çdo të ardhur suplementare ta përdorë në konsolidimin e Buxhetit të Shtetit”. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim që para një muaji ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Berisha, në mënyrë që ky si kryetar i qeverisë të informojë Parlamentin dhe opinionin publik mbi gjendjen ekonomike në kushtet e krizës globale, si dhe mbi masat eventuale që qeveria e tij ka marrë për përballimin e kësaj krize. “Interpelanca duhet të ishte realizuar që para katër javësh, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo është një provë tjetër e këmbënguljes së zotit Berisha për të fshehur realitetin e gjendjes ekonomike në Shqipëri”, - vuri në dukje Xhufi. Madje, Xhufi shtoi se “qeveria shqiptare po ecën në drejtim të kundërt me drejtimin që po ecin të gjitha qeveritë e vendeve të qytetëruara në kushtet e krizës globale”.