Goditen grupet e vjedhesve ne Tirane

Pesë persona janë arrestuar, 2 të tjerë janë shoqëruar dhe një është shpallur në kërkim nga komisariatet e policisë së Tiranës për akuzën e vjedhjes.
Në një aksion të përbashkët të komisariateve 3, 4, 5 dhe të Dibrës është zbuluar një grup që vidhte motorrët në Tiranë.
Aleksandër Bobaj dhe Gent Harusha, me precedentë të mëparshëm për vjedhje janë arrestuar si dy autorët kryesorë të këtyre vjedhjeve.
Në kërkim është shpallur F.Veizi, ndërsa për Hajër Ymerajn dhe Festim Kurmekën, ka nisur procedim në gjëndjue të lirë. Grupi akuzohet se për 2 muaj ka realizuar vjedhjen e të paktën 8 motorrëve, 3 prej të cilëve janë gjetur nga policia.
Shërbimet e Komisariatit numër 6 të policisë së Tiranës kanë arrestuar Maksim Ismailin të akuzuar për vjedhjen e pikave të llotove sportive, ndërsa shërbimet e Komisariatit numër 3 kanë arrestuar po për vjedhje Myrteza dhe Florian Kordhokun.
Po gjatë fundjavës skuadrat e antikrimit ekonomik të policisë së kryeqytetit kanë zbuluar një magazinë në rrugën “5 Maji”, ose siç njihet ndryshe Tregu Industrial i Tiranës, ku shpërndaheshin dhe tregtoheshin detergjentë kontrabandë. Policia nis procedim penal në gjëndje të lirë për pronarin Lorenc Aliu.