E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin vdes pasi i rrahin djemte per motive pronesie

Një konflikt për motive pronësie është shoqëruar me fatkeqësi në fshatin Pekisht të nënprefekturës së Peqinit. Policia ndaloi Lutfi Cullhaj 37 vjeç, pasi ka qëlluar me sende të forta E. Ferhatin 54 vjeç, J. Ferhati 34 vjeç dhe Th. Ferhati 32 vjeçe të cilët kanë marrë plagë të ndryshme në trup e kanë përfunduar në spital. Pas këtij konflikti kryefamiljari Jaho Ferhati ka gjetur vdekjen në banesë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ekspertët dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave të para në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar plagë e dyshohet për atak kardiak. Ndaj autorit është ngritur akuza e plagosjes dhe prishje së qetësisë publike. Çështja po ndiqet nga Prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›