E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditen kampet e protestës pro-Morsi, paralajmërohet gjakderdhje

morsiEgjipt- Mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohammed Morsi janë përgatitur për veprim nga autoritetet e përkohshme, pas raporteve të dala për plane për të prishur dy kampe protestuesish.

Një burim i ministrisë së Brendshme tha se një operacion do të fillojë para agimit. Ministri i Jashtëm i Egjiptit tha se protestimi duke u ulur pranë institucioneve nuk mund të vazhdojë “pafund”.

Por nuk kishte asnjë shenjë të aktivitetit të policisë në kampet jashtë xhamisë el-Adevije Rabaa në lindje të Kajros dhe në sheshin Nahda, në perëndim.

Vëllazëria myslimane, për të cilat zoti Morsi i takon, ka paralajmëruar gjakderdhje.

Më shumë se 250 njerëz, shumica prej tyre mbështetës të Morsi-t, tashmë janë vrarë në përleshjet që ushtria bëri për të rrëzuar liderin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit më 3 korrik pas protestave masive që kërkonin dorëheqjen e tij.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›