Ndoten ashensorët e pallateve të reja, urinohet brenda tyre (FOTO)
Tiranë- Sot në denoncimin e rradhës në rubrikën tonë “Denonco Ndotjen” vijnë imazhe që nuk kanë në fokus qeska me mbeturina rrugëve.
Fotot që shihni më poshtë janë dërguar në adresën tonë të e-mail-it janë marrë në një pallat të ri tek rruga ‘Reshit Petrela’.
Ashensori është ndotur me ujë të hollë dhe përhap një erë shumë të rëndë.
Ndërkohë që qytetarët e përdorin atë pothuajse orë e minutë për të lëvizur. Kjo nuk është hera e parë që ashensorat e pallateve të reja ndoten me ujë të hollë nga njerëz të jashtëm, jo banues të pallatit. Por edhe nga kafshët shtëpiake të banorëve të pallatit.
Brenda ashensorit të ndotur