E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditën me gurë taksistin, tre të rinj në pranga

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasi Mateo Dinella, Begator Mustafa dhe Enton Pate, të cilët u kapën në flagrancë nga policia në një banesë të braktisur.

Të rinjt, të moshave 21 -23 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar në kokë një taksist, duke e plagosur rëndë. Agron Perlati mbeti i plagosur nga të rinjtë, ndërsa i kanë grabitur edhe paratë.

Ata e faturuan taksistin për të shkuar në një lagje periferike, ndërsa rrugës e kanë qëlluar në kokë 60-vjeçarin, duke i vjedhur edhe automjetin. Tre personat e arrestuar njihen si përdorues droge, ndërkohë që kanë pasur edhe më parë precedent penal.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›