E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushte të përkeqësuara moti në gjirin e Vlorës

Presioni i ulët atmosferik pritet të ndikojë për një mot të paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu. Por pavarësisht kushteve të paqëndrueshme të motit, tragetet e linjës Vlorë-Brindizi u ankoruan në kalatë dhe do të udhëtojnë drejt portit italian në oraret e zakonshme në mesditë, 12.00 deri në 13.30.

Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur sot, se era do te ketë drejtimin Veri-Veriperëndim me shpejtësi 8-10 m/sek dhe 10-12 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur. Sipas burimeve, temperatura maksimale e ajrit do të variojë nga 15-17 gradë celsius, ndërsa ajo minimale ishte 10 gradë celsius.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›