Kosova vlerëson SHBA-në për garantimin e paqes globale
Ky vendim i shtetit më të ri të Evropës u bë i ditur nga një deklaratë e përbashkët e presidentit Fatmir Sejdiu dhe e kryeministrit Hashim Thaçi, pas fjalimit të mbrëmshëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për hapat e mëtejshëm në Afganistan dhe Pakistan.
''Kosova, si partnere e rëndësishme në zhvillimi dhe ruajtjen e paqes në rajon dhe më gjerë, mbështet fuqishëm këtë vendim të SHBA-së, përkushtimi themelor i së cilës ka qenë dhe mbetet gjithnjë krijimi i një ambienti më të mirë dhe më të sigurt për popujt e botës'', thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se ''institucionet e Kosovës vlerësojnë se përpjekjet dhe angazhimi që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë ndërmarrë dhe realizuar në Afganistan dhe në Pakistan do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit të këtyre vendeve, si dhe gjithë rajonit''.
''Jemi të bindur se ky mision do t’i ndihmojë më tej autoritetet e Afganistanit dhe Pakistanit që në një periudhë të afërt kohore të marrin përsipër dhe të garantojnë, pa ndihmë ndërkombëtare, sigurinë dhe stabilitetin në vendet e tyre dhe në rajon, me qëllim realizimin e përpjekjeve për konsolidimin e institucioneve vendase dhe garantimin e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit të përgjithshëm'', përfundon deklarata.