E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen gjashte zyrtare te komunes se Prishtines

Policia e Kosoves beri te ditur sot se ka arrestuar gjashte zyrtare te larte te komunes se Prishtines nen dyshimet per sic thuhet shperdorim te pozites zyrtare ose te autorizimit. Policia nuk dha shume hollesi rreth arrestimeve qe sic thuhet kane te bejne me keqperdorime ne nje tender publik qe kapin shumen prej disa qindra mijera eurosh.

Arrestimet e sotme jane rrjedhoje e hetimeve qe jane kryer diteve te fundit ne komunen e Prishtines e te cilat nxiten perplasje ndermjet kryetarit te kesaj komune Isa Mustafa dhe zyrtareve te Ministrise se Puneve te Brendshme.

Zoti Mustafa akuzoi sic tha segmente te policise se Kosoves se po sherbehen me metoda qe ai i cilesoi staliniste dhe te ngjashme ne veprimet e sigurimit serb gjate hetimeve ndaj zyrtareve te komunes. Ai tha se brenda strukturave te policise jane perfshire edhe elemente te Sherbimit Informativ te Kosoves i njohur si SHIK nje sherbim ky i afert me Partine Demokratike te Kosoves.

Deklaratat e tilla nxiten reagime te zyrtareve te policise dhe ministrise se brendshme te cilet thane se ato e demtojne imazhin e policise se Kosoves e cila eshte e paanshme dhe vetem ne funksion te vendosjes se sundimit te ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›