E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Problemet e qytetarit zgjidhen pas 8 Majit

TIRANË- Banorët e njësisë bashkiake nr.8 në Tiranë kanë denoncuar abuzimin me pronat dhe moslejimin e zhvillimit të saj, gjatë bashkëbisedimit që patën me kandidatin për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha.

Sipas tyre bashkia dikujt i ka dhënë leje për të ndërtuar pallate shumëkatëshe, e të tjerëve as për të riparuar shtëpitë e tyre, që janë në prag shembjeje. Basha ka garantuar banorët se projekti i tij për zhvillimin e Tiranës nis pikërisht nga lagjet dhe se do të respektohet e vlerësohet prona e gjithsecilit

“Me planin e ri urbanistik do merret e gjithë njolla e zonës dhe cdo pronari cdo cm katror do ti vlerësohet dhe do ti shumëfishohet vlera në mënyrë proporcionale. Jo një pronari ti vijë pallati e pronari tjetër të jetojë në lagështirë. Zhvillimi i Tiranës do të nisë nga lagjet e Tiranës”, u shpreh Basha.

Më pas Basha ka zhvilluar një takim edhe me banorët e njësisë bashkiake nr.2, ku është njohur me zhvillimin pa plan të kësaj zone. Banorët i kanë bërë me dije Bashës që në këtë lagje mungojnë trotuarët, hapësirat e gjelbërta, pastrimi edhe pse bashkia mbledh cdo taksë.

“More taksën jep shërbimin, për ndryshe mos paguaj taksën”, theksoi Basha.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›