Kosove Parlamenti fton ne interpelance Kryeministrin Thaci

Ne Kosove parlamenti e ka ftuar ne interpelance kryeministrin e vendit Hashim Thaci rreth bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise. Debati qe pritet te mbahet pasneser ndodh ne prag te raundit te ri te bisedimeve per ceshtje praktike ndermjet te dy paleve qe filluan ne mars te ketij viti e te cilat kane nxitur kundershtime ne Kosove. Raundi i ri pritet te shqyrtoje propozimet e ndermjetesuesve te Bashkimit Evropian per zgjidhjen e disa ceshtjeve qe kane te bejne me telekomunikacionin energjine dhe levizjen e lire.