E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goditën njëri-tjetrin me thikë dhe sende të forta, dy burra përfundojnë në spital

Dy persona kanë përfunduar në spital mbrëmjen e sotme në Tiranë pas një sherri me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve gjatë një konflikti për motive të dobëta B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Njoftimi:

Në datë 09.01.2025, rreth orës  21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbiet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe  po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›