E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, rrezik nga orteqet në fshatin Gryknokë, evakuohen 26 familje

Thellohet dhe më tepër emergjenca nga moti i keq, duke sjellë pasoja të rënda dhe nga orteqet.

Mesa duket, shtresat e dendura të dëborës të cilat prej afro dy javësh kanë fundosur gjysmën e vendit, kanë shtuar rrezikun e orteqeve.

Një situatë kritike është lajmëruar në fshatin Gryknokë në qarkun e Dibrës, ndërsa shtabi i emegjencave ka avakuar 26 familje. Nga këto 26 familje, 10 prej tyre raportohen se janë strehuar në shkollën e fshatit, ndërsa 16 familjet e tjera janë evakuar në banesa të cilat nuk rrezikohen nga orteqet.

Këtë lajm e ka konfirmuar dhe prefekti i Qarkut të Dibrës, Genc Sharku, i cili bën të ditur se situata me borën në fshatin Gryknokë sa vjen dhe bëhet më e rrezikshme, për shkak të orteqeve. Ai pohon se familjeve të evakuara u janë dërguar ndihma me helikopter si dhe veshmbathje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›