E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Prishtinë-Beograd, Bërns në Kosovë

Një ditë pas festimeve të katër-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në prag të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd, vjen dhe vizita e radhës nga zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Uilliem Bërns.

Ai do të qëndrojë sot në Kosovë, ku do të zhvillojë një varg takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve kosovare. Në kuadër të vizitës së tij në vend është parashikuar të mbahet një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.

Ndër të tjera, zëvendës sekretari amerikan i shtetit do të vizitojë edhe komunën e banuar me shumicë serbe – Graçanicën, ku do të zhvillojë një takim me Peshkopin Teodosije në Manastirin e këtij qyteti. Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jenë temat në të cilat do të diskutohen në takimet që Bërns do ti zhvillojë, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›