E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, brënda 30 minutave, 2 plagosje

Dy plagosje dhe një vjedhje banese, kanë ndodhur në harkun kohor të 30 minutave në Shkodër.

Ka qenë ora 22.00 e së premtes, ku 14- vjeçari me iniciale R.P, me banim në komunën Rrethina është plagosur me një armë zjarri automatik. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar 15 vjeçarin, shok me të dëmtuarin, i cili ka bërë dhe fshehjen e armës.

Vetëm disa minuta më vonë, persona të paidentifikuar kanë plagosur në këmbë 50- vjeçarin Ali Nikshiqi, me profesion kambist, vetëm pak metra larg banesës së tij pas Teatrit Migjeni. Errësira ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve nga i dëmtuari.

Në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina, policia ka arrestuar në flagrancë 27- vjeçarin, Mark Mhilli, i cili po tentonte të vidhte banesën e shtetases Pashka Roni. Policia e cila po ndiqte lëvizjet e dyshimta të 27- vjeçarit, i cili ishte person i skeduar prej saj, ka ndërhyrë duke e kapur atë në flagrancë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›