E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Korça: Kryekomunarët të hapin rrugët rurale

Gjatë takimit, kryeministri Berisha u shpreh se "dimri ishte agresiv, më agresivi që prej vitit 1985, por pati mobilizim total për të shpëtuar njerëzit. Shpëtimi i njerëzve ishte objektiv madhor i realizuar" teksa në vazhdim vlerësoi punën e mirë që është bërë në Qarkun e Korçës.

“Pas shpëtimit të jetëve njerëzore, qëllimi i dytë është të bëjmë gjithçka për të mbrojtur pasuritë e tjera ndërsa qëllimi tjetër është hapja rrugëve. Kam thirrje për kryetarët e Komunave të mbarë vendit, të shfrytëzojnë fondin dhe të hapin rrugët. Nuk u kërkojmë të hapin rrugët kryesore se ato do i hapë qeveria qendrore, por kryetarët e Komunave duhet të hapin rrugët e fshatrave”,tha Berisha.

Pyetjes së gazetarëve se nëse ky dimër e ka gjetur të papërgatitur qeverinë, Berisha iu përgjigj “nuk na gjeti të papërgatitur fizikisht, por moralisht”.

Duke iu referuar shtabit paralel të emergjencave që ka ngritur opozita, Berisha tha se ajo është e çakorduar dhe jo e interesuar për situatën. “Mund të kishin kërkuar interprelancë por nuk e kërkuan sepse e dinin që do përballeshin me një listë të gjerë e shumë të gjatë masash për përballimin e situatës. Opozita është e çakorduar, as programi i vetë nuk i funksionon, le të vijë në sallë të kërkojnë llogari dhe të ushtrojë kontroll”, tha kryeministri duke shtuar se “opozita u kujtua se kishte rënë borë vetëm një javë pasi kryeministri kishte ngritur me urdhër komitetin e emergjencës”./Start/

                                                                                             2012-02-18 12:58
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›