E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja para shembjes

/ /

NgaSHKELZEN MALIQI

LDK-ja nje jave para Kuvendit zgjedhor eshte nje parti e medyshjeve dhe krizes. Te gjithe jane te shqetesuar dhe ne tension kryetari Sejdiu Kryesia dhe Keshilli Drejtues deget me nendeget elektorati Madje edhe aleatet e mundshem apo edhe rivalet po keshtu presin ne ethe se cfare...

drejtimi do te marre Kuvendi Zgjedhor i LDK-se. Gjendja sot duket shume me e nxehte dhe me e tensionuar se para atij kuvendi kur ndodhi carja e madhe. Atebote nuk pritej se do te ndodhte ajo qe ndodhi. Kurse tani nuk eshte vetem frika ose pritja e carjes se re ajo qe i shqeteson te gjithe. Sot ka me shume shtresime te emocioneve me shume kalkulime me teper paqartesi drejtimi do te marre Kuvendi Zgjedhor i LDK-se. Gjendja sot duket shume me e nxehte dhe me e tensionuar se para atij kuvendi kur ndodhi carja e madhe. Atebote nuk pritej se do te ndodhte ajo qe ndodhi. Kurse tani nuk eshte vetem frika ose pritja e carjes se re ajo qe i shqeteson te gjithe. Sot ka me shume shtresime te emocioneve me shume kalkulime me teper paqartesi Ky momentum kjo jave mund te jete vendimtare sepse nje pjese e LDK-se drejtuesit dhe anetaresia jane mobilizuar per projektimin e shpetimit madje disa e shohin edhe si ringjallje te LDK-se. Keta optimiste nuk ndalen vetem te reflektimi i se kaluares dhe gabimeve - cka perndryshe e konsiderojne te domosdoshme per katarsisin - por po i bejne me nxitim llogarite e fundit se si do te mund te kthehet ne gjirin e kesaj partie te pakten gjysma e elektoratit te humbur pas vdekjes se Ibrahim Rugoves.

Ne reflektimin e se kaluares theksohet roli i kryetarit aktual dhe Presidentit te deshtuar Fatmir Sejdiu. Konsiderohet se ai nuk ka qene fati i mire por perkundrazi eshte bere fati i zi i LDK-se. Pas Kuvendit te carjes Sejdiu dhe Kryesia qe e mbeshteti ate ka mundur qe te mos e reflektoje ne menyre te drejte humbjen e madhe ne zgjedhjet e vitit 2007 sepse atehere me lehtesi akuzohej ambicia e akademik Nexhat Dacit dhe ikja e LDD-se si tradhti e madhe ku Sejdiu e shihte veten si fituesin dhe figuren qe e ruajti berthamen e partise. Pas zgjedhjeve lokale te vitit 2009 ky argument eshte zgjeruar me pohimin se nen udheheqjen e ngrire te Sejdiut jo vetem qe u ndal erozioni i LDK-se por ishin ndeshkuar seriozisht LDD-ja e Dacit e edhe AKR-ja e Behxhet Pacollit ku kishte gjetur strehim nje pjese bukur e madhe e elektoratit te rrjedhur te LDK-se.

Por ky argument ishte gjysmak dhe ne esence mashtrues. As ai i pari mbi tradhtine e Dacit nuk ishte zberthyer ne esencen e tij sepse harrohej fakti se Daci e kishte pranuar humbjen ne Kuvend por nuk ka mundur te pajtohet me poshterimin pas kongresit kur ne organet e LDK-se fraksioni i tij nuk u perfaqesua proporcionalisht ai kishte fituar 45 per qind te votes por sipas logjikes shkele qenin qe te mos marre me fryme. Daci pra nuk kishte ikur por ishte perjashtuar dhe pas kesaj LDK-ja humbi gjysmen e elektoratit te vitit 2004 Nuk mund te amnistohen Sejdiu dhe Kryesia e LDK-se qe nuk diten ta mbanin balancen e brendshme te forces dhe kjo pastaj u reflektua ne humbjen katastrofale ne zgjedhje.

Kurse alibia e kendelljes se LDK-se ne zgjedhjet lokale po keshtu eshte falsifikim. Sepse heroi i vertete i ketyre zgjedhjeve nuk ishte Fatmir Sejdiu i ngrire por ishte Isa Mustafa. Isai e beri kthesen ne Prishtine dhe ngjalli shpresen edhe ne tere Kosoven se LDK-ja mund te kthehet ne force konkurrente. Ai e ktheu dinjitetin e LDK-se duke e sulmuar Thacin dhe qeverine me te cilen Sejdiu ndihej teper rehat madje i perkedhelur. Sejdiu me shume kujdesej per privilegjin e te qenit president dhe i pari ne parti cka i siguronte ndikim dhe favore te ndryshme personale familjare dhe per klanin e tij ne parti. Sa per te posti i ngrire i kryetarit te LDK-se nenkuptonte ngrirjen e vete partise e debatit te brendshem e proceseve te reflektimeve dhe riperteritjes.
Dhe kjo ngrirje e partise nuk ka mundur te zgjase deri ne pakufi qe Sejdiu te behet zot i cdo vendimi. Pasi e leshoi presidencen sepse gjyqi konstatoi se e kishte shkelur Kushtetuten Sejdiu ua ndaloi anetareve te Kryesise qe te japin deklarata publike dhe investoi shume ne pergatitjen e Kuvendit te kontinuitetit ku do te riafirmohet pa kundeshtime te medha pozita e tij e te parit.

Por rebelimi nuk vonoi pasi ish-kryeministri ne ekzil Bujar Bukoshi shfaqi ambicien per ta udhehequr LDK-ne dhe denoncoi perpjekjet e Sejdiut qe Kuvendi te dirigjohet paraprakisht.
Bukoshi me disa ideatore te tjere u kap per idene e votes se humbur te LDK-se e mundesise se ribashkimit te forcave. Si do te mund te rikthehej masa fituese e elektoratit te Rugoves Ata pohuan se Sejdiu dhe Kryesia kete nuk mund ta bejne. Perkundrazi me ta LDK-ja shkon drejt deshtimit te ri. Bukoshi mendoi nje strategji te ofertes se dyfishte nuk kandidoi vetem per kryetar por zgjodhi si dy xhokera Uke Rugoven qe perfaqesonte edhe familjen Rugova e edhe djalerine e harruar te Kosoves ne LDK si dhe Isa Rugoven qe shihej si sfidues i vetmi serioz te Hashim Thacit per postin e kryeministrit.

Me kete filloi termeti Sejdiu dhe Kryesia po bejne gjithcka qe te shuhet debati dhe te mos hapet ceshtja e pergjegjesise dhe te rinovimit te shpejte te partise. Mendon se i ka ne dore aparatin e partise delegatet klientet bizneset Por ajo cka kane harruar Sejdiu dhe Kryesia eshte motivi i dobesuar dhe mungesa e joshjes. Formula e Sejdiut eshte e konsumuar sepse ai nuk synon marrjen e pushtetit maksimumi qe mund ta beje eshte te riperserite koalicionin me Hashim Thacin e edhe kjo eshte ne pikepyetje sepse sipas te gjitha gjasave Thaci do te jete ai qe e zgjedh partnerin.

LDK-ja qe ka kuptuar se Sejdiu eshte i konsumuar eshte e etshme per me shume per pushtet real reforma rinovim prurje te reja freski Asgje prej ketyre nuk ofron Sejdiu me kllapen e vjeter qe kane frike nga shkundja dhe freskimi i partise Bukoshi dhe Uke Rugova kerkuan nga Sejdiu te pranoje formulen e rinovimit dhe bashkimit te forcave madje edhe te negocimit e kthimit te Dacit ne parti ose te koalicionit parazgjedhor jo vetem me LDD-ne por edhe disa subjekte te tjera mbi nje platforme anti-Thaci Sejdiut i eshte ofruar nje post simbolik qe te lejohet ristrukturimi i LDK-se por ai insistonte ne procedurat dhe legalizmin statutor te zgjedhjeve partiake. Uka me Bukoshin e kuptuan se jane vone me nismen. Andaj me nxitim promovuan listen alternative qe mori emrin e Ibrahim Rugoves.

Por kjo definitivisht con ne revolucion brendapartiak pak i mundshem ose carje te re mbase jo drejt bashkimit. Vetem se kesaj here roli i Sejdiut nuk mund te hiqet. shte kuptuar se eshte faktori cares ngase LDK-ja e Sejdiut ne te vertete perjetohet si LDK-ja e Thacit. Kete e ka kuptuar edhe anetaresia qe instiktivisht rreshtohet me Uken Isen dhe Bukoshin madje eshte rebeluar edhe njeri nga bastionet me te famshem dhe me fanatik te LDK-se Kodra e Trimave. Keto nuk jane simptoma te mira per LDK-ne jo vetem sa i perket kuvendit por edhe per zgjedhjet qe po afrohen.

Me vite te tera aq shume akull eshte mbledhur ne LDK saqe shkrirja qe pritet te ndodhe kesaj jave do te mund te rezultonte me permbytje shkaterruese.

Nese kjo ndodh kush dhe si do ta festoje 21-vjetorin e LDK-se me 23 dhjetor

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›