E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeologu Fredi Gusho Si e ndertuam muzeun e Enver Hoxhesper stendat na ndihmoi Nexhmija

/ /

Fredi Gusho eshte nje nga muzeologet me te njohur ne Shqiperi. Ka qene pjese e grupeve te punes ne ndertimin e Muzeut Historik Kombetar Muzeut te Skenderbeut ne Kruje si dhe atij per nder te diktatorit Enver Hoxha. Ky i fundit e pati jeten me te shkurter se puna qe u desh per ngritjen e tij. Gusho tregon eksperiencen e tij gjate ketij procesi. Cilet ishin njerezit qe punuan per ndertimin e ketij muzeu si u konceptua si u siguruan objektet origjinale sa nderhynte Nexhmije Hoxha gjate punes se tyre dhe ne fund fati qe paten materialet muzeore pas mbylljes se tij ne vitin 1991.

Keni qene pergjegjes i nje prej grupeve te punes ne ndertimin e muzeut Enver Hoxha cmund te na tregoni rreth punes per ngritjen e tij
Me pare kisha marre pjese ne ngritjen e Muzeut Historik Kombetar i cili u ndertua ne vitin 1981 dhe per mua

ishte nje pervoje shume e mire. Nje vit me vone u ngrit Muzeu i Skenderbeut. Ne kete menyre ne vendin tone po krijohej nje grup i specializuar me arkitekte piktore muzeologe historiane per ndertimet e metejshme te muzeve. Ne 16 prill te vitit 1986 pasi kishte dale vendimi per ndertimin e nje muzeu per Enver Hoxhen me vendim te Komitetit Qendror u ngrit grupi i pare i punes per hartimin e platformes se ketij muzeu. Anen permbajtesore te muzeut Enver Hoxha e mori Instituti Marksist-Leninist. Kryetar ishte Foto ami dhe nenkryetare Nexhmije Hoxha qe ishte drejtoreshe e institutit. Te derguarit e Nexhmijes ne kete muze ishin dy Spiro Dede dhe Fatri Sinani me te cilet ne komunikonim. Keshtu nisi ndertimi i platformes deri ne ndertimin e plote ne 14 tetor 1988 kur u be perurimi i ketij muzeu.
Si ishte organizuar puna
Punonim tek muzeu Lenin-Stalin ku eshte rezidenca e ambasadorit italian per arsye se akoma nuk kishte filluar puna per ngritjen e godines. Vec grupit te permbajtjes ishte dhe grupi tjeter i arkitekteve si Klement Kolaneci qe ishte kryetari Piro Vaso etj. Ne nuk kishim te benim me ta vetem ne ato raste kur ndonje pjese e muzeut duhej te ndryshohej ne baze te platformes. U ngriten tre grupe te permbajtjes grupi i femijerise dhe rinise se Enver Hoxhes grupi i dyte ku une isha pergjegjes i historianeve dhe muzeologeve qe perfshinte pjesemarrjen e Enver Hoxhes ne Luften Antifashiste Nacional lirimtare ne vitet 39-44 si dhe grupi per periudhen e socializmit. Dy periudhat e para u vendosen ne katin e pare. Ndersa ne katin e dyte dhe te trete ishte periudha e socializmit qe ishte edhe me e gjere dhe kishte nje aktivitet me te madh.
Ne kete muze u mblodhen forcat me te mira edhe si shkencetare edhe si projektues. Mund tju permend Shyqyri Ballvoren nendrejtor i Institutit Marksist-Leninist arkitekti Ben Meksi piktoret Edi Hila Gjergji Marko Bashkim Ahmeti Fatmir Miziri Gazmend Leka etj. Dhe pas ishte grupi i ndihmes me marangozet punonjesit e tjere.
Si ishte konceptuar muzeu
Ndryshe nga muzete e tjera ky sillte dicka te re. U mor vendim qe stendat duhej te ndertoheshin me kuptim edhe ideor edhe artistik. Ne duhej te merrnim objektet dokumentet dhe tia paraqisnim grupit artistik piktorit dhe arkitektit. Prandaj ky muze nga pikepamja ideore doli shume me i mire se Muzeu Kombetar i cili u be edhe me shpejt dhe nuk kishte kete pergjegjesi kompozimi. Mund te them se u punua aq shume saqe une them se ky muze me ka marre 3 vjet jete. do dy jave ne shkonim tek Nexhmije Hoxha qe te paraqisnim materialin e permbajtjes fjala bie njesitet guerile themelimi i partise organizimi i ushtrise ne Labinot Kongresi i Permetit Operacioni i Dimrit qe u be me nje nivel shume te larte artistik. Ndihej zhurma e eres ne nje ane ishin fotot e ermenikes kasollja e Galigatit e shume objekte te tjera qe e benin shume terheqes pastaj kalonim tek Kongresi i Permetit lirimi i Tiranes dhe gjithe Shqiperise.
permbanin pavijonet e femijerise dhe rinise
Ne dy periudhat femijeria dhe rinia perfshihej jeta e Enver Hoxhes ne Gjirokaster. U imitua dhoma e ndenjes ne shtepine muze ne Gjirokaster dhe rinia ne Korce ne shtepine e Poliksenit ku veproi ne njohjen e levizjes komuniste si pedagog etj. Ishin periudha interesante me shume objekte kryesisht te imituara.
Po periudha e socializmit
Kjo ishte me e rendesishmja ku ishte angazhuar nje grup me i madh pune ishte periudha e socializmit e cila shtrihej ne dy kate. Aty paraqiteshin kongreset lufta kunder revizionizmit dhe imperializmit kunder armiqve te brendshem dhe te jashtem dhe ishte nje pavijon ku ishin mbledhur te gjitha dhuratat qe kishin bere ndermarrje te ndryshme me rastin e ditelindjeve te Enver Hoxhes.
A kishte ky muze objekte origjinale
Sigurisht qe kishim objekte origjinale. Atehere nese merrej nje vendim nga Komiteti apo Ministria e Arsimit dhe Kultures ne shkonim neper muze dhe merrnim objektet qe na duheshin. Shteti aso kohe vepronte shume thjesht por kishte nje gje nuk i luajtem shtepite muze te Enver Hoxhes por imituam objektet e tyre. Gjithcka behej me pranine e arkitektit dhe piktorit deri tek copa e damaskut mundohej te imitohej si ishte ne ate periudhe. Per dhomen e themelimit te partise kam vuajtur ne menyre te jashtezakonshme. E ndertuam dhomen komplet si ajo origjinale. Per karriget me tri vrima ne ndenjese tamam si ato te shtepise-muze kam bredhur ne gjithe Tiranen per te gjetur 12 cope te tilla. Vetem ne fabriken e qelqit kam shkuar mbi 10 here per te gjetur llamben e ngjashme me ate te shtepise-muze. Per te mos folur per tavolinat e sendet e tjera...
Si u siguruan ato cilat ishin burimet kryesore
Ne morem gjerat me pikante te Enver Hoxhes nga familja nga Komiteti Qendror. Ishte dhoma e punes e cila u vendos e gjitha lart. Familja na ndihmoi shume ne sjelljen e objekteve te Enver Hoxhes dhe u punua shume mire me dokumentet. Atje ku kishte disa urdhra dhe qarkore te nje dimensioni ne merrnim nje origjinal por kur kishte vetem nje benim fotokopje. Interesant ishte fakti qe ne ate periudhe kur teknologjia tek ne nuk ishte shume e zhvilluar u bene fotokopje si te ishin tamam origjinale. Akoma nuk kishte filluar hedhja e dokumenteve ne kompjuter dhe ne kete drejtim u be nje pune shume e madhe. U mor nje vendim shume i rendesishem te cilin e ndoqi Spiro Dede per hedhjen ne kompjuter te te gjitha thenieve te Enver Hoxhes per ceshtje te ndryshme si per bujqesine ekonomine kulturen etj. Erdhen kompjuteret u punua me Institutin e Statistikave me seksionet e arsimit te rretheve ku u angazhuan arsimtare nga te gjitha rrethet e Shqiperise. Moren gjithe dokumentacionin mbi theniet e Enver Hoxhes i kataloguan dhe ne cdo kohe te ofrohej materiali i duhur me numrin e faqes dhe citati perkates. U punua ne nje menyre shume sistematike. Ne katin perdhe ishte arkivi fototeka ku u mblodh gjithe materiali.
Sa objekte origjinale kishte muzeu
Vetem nga periudha e luftes ishin rreth 40 objekte origjinale. Duhet thene se objektet me te mira me origjinale ishin ne ate muze. Nga objektet qe kishim ne Muzeun Kombetar gjysmat u moren gjysmat u lane. Me prishjen e muzeut morem ato qe na duheshin nje mushama e perdorur gjate Operacionit te Dimrit nje pushke dhe dy revole.
Pas mbylljes se muzeut si u ruajten objektet e tij
Ruajtja e objekteve hapi shume probleme. Shume objekte origjinale ose jo u demtuan shume. Keshtu iu be thirrje familjes qe ti merrnin ato. Nje pjese u moren nje pjese erdhen ketu. Kemi marre dy here objekte ne dorezim nje here kur u mbyll muzeu dhe heren tjeter kur do te ndertohej Piramida.
fare jane keto objekte
Jane me shume objekte jo origjinale sic eshte ruli i shtypjes se gazetes Zeri i Popullit ca butaforia.. Nuk jane objekte origjinale te Enver Hoxhes. Ne i kemi te klasifikuara. Ka shume subjekte te interesuara per ti marre edhe Gjirokastra edhe Alba Filmi per te marre nje pjese te tyre. Ne si Muze Kombetar jemi te interesuar ti dorezojme pasi nuk na sherbejne me. Ne kemi ato objekte qe na takojne dhe do te marrim ato qe na duhen nga periudha e socializmit nese do te ndertojme nje pavijon per kete periudhe.
Gjate ndertimit te muzeut sa nderhynte Nexhmije Hoxha ne punen tuaj
Mund tju them pa frike se ajo nuk nderhynte fare ne punen tone. Ishte shume bashkepunuese dhe e gatshme per te na ndihmuar me gjithcka qe i kerkonim. Ne asnje rast nuk na imponoi mendimin e saj. Me shume probleme kemi pasur me ngritjen e Muzeut Kombetar ku Manush Myftiu merrej direkt me ndjekjen e punimeve ne ate muze. Muzeu Kombetar u hap ne 28 tetor 1981. Pas dy javesh Mehmet Shehu vrau veten dhe ne u detyruam te mbyllim muzeun per dy jave per te hequr figuren e tij e cila ishte nga lufta e Spanjes deri ne 80-n. Ne ngritjen e Muzeut Kombetar kemi pasur shume probleme sepse ishte shume i politizuar. Mund te permend stendat e qeverise se Vlores apo te Fan Nolit ne perberje te te cilave kishte edhe balliste te cilet duhet te hiqeshin dhe katandiseshin qeverite me tre apo me 5 veta. Manush Myftiu ishte shume i rrepte per keto gjera kurse tek muzeu Enver Hoxha ishte dicka me lehte sepse kishim me vete edhe eksperiencen.
Si do ta vleresonit sot muzeun Enver Hoxha
Nga ana muzeore ishte i persosur per te tjerat se kujt i kushtohet dhe si do vleresohet e di tjeterkush. Per mendimin tim ishte shume i arrire nga ana muzeore. Kur u hap muzeu kishte nje dyndje te jashtezakonshme deri ne 5-6 mije veta ne dite.

permbante muzeu

Objekte origjinale
Vetem nga Lufta Antifashiste Nacional lirimtare numeroheshin rreth 40 objekte te tilla te siguruara nga familjaret por edhe nga muzete
E gjithe zyra e punes se Enver Hoxhes prane Komitetit Qendror te Partise u zhvendos ne nje nga ambientet e piramides-muze
Vendime dhe qarkore te kohes se luftes por edhe me vone
Dhurata te ndermarrjeve te ndryshme per ditelindjet e Enver Hoxhes

Objekte te imituara
Dhoma e tij ne shtepine e lindjes ne Gjirokaster
Dhoma e tij ne shtepine ku qendroi ne Korce
Dhoma ku u themelua Partia Komuniste ne vitin 1941

Fotokopje
Vendime dhe qarkore te cilat gjendeshin vetem ne nje kopje unike te kohes se LAN por edhe gjate periudhes se socializmit

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›