Goditet banda e makinave luksoze
Kurbin- Alarmi per makinat e vjedhura jashte vendit, qe legalizohen si te rregullta ne Shqiperi ka vene ne levizje Interpol Tiranen dhe policite ne qarqe. Pas aksionit te zhvilluar ne Fier, te koduar "Autostrada", ku u bllokuan 5 mjete luksoze, diten e djeshme goditja eshte zhvendosur ne Qarkun e Lezhes. Burime zyrtare bene me dije se ne zonen e Kurbinit, eshte bere e mundur te bllokohen 15 mjete qe dyshohet se jane te vjedhura, ndersa ne pranga rane te rinj, qe dyshohen se kryenin vjedhjet, dhe pronari i pikes ku dergoheshin.
Aksioni eshte zhvilluar duke u zbardhur dita e djeshme, nga policia vendore ne bashkepunim me blute e Tiranes. Mesohet se pjesa me e madhe e makinave jane luksoze dhe te vjedhura ne kryeqytet, te cilat u gjeten ne nje pike te grumbullimit te mjeteve per pjese kembimi, ku dhe cmontoheshin. Burme zyrtare thane se te ndaluarit jane Arjan Zefi, banues ne lagjen nr. 6, Sanxhak, se bashku me nje person nga Kamza, i cili quhet Urim Jella. Dy te dyshuarit bashkevepronin ne vjedhjet e makinave dhe sipas policise, ndiqeshin prej disa javesh nga agjentet. Ne komisariat ka perfunduar edhe pronari i pikes se grumbullimit te makinave B. A., i cili po hetohet nese ka dijeni per kete rrjet te grabitjes se mjeteve.
Mesohet se mjetet jane te tipeve te ndryshme dhe me cmime qe shkojne deri ne 30 mije euro. Numri i makinave te bllokuara ne zonen e quajtur Mali i Bardhe shkon ne 15 mjete, qe ishin bere gati edhe per t'u shnderruar ne material per varreza makinash. Nisur nga zbulimi i kesaj pike grumbullimi dhe shkembimit te pjeseve te makinave, policia vendore ka vendosur te shtrije aksionin edhe ne rrethe te tjera te qarkut. Objekt kontrolli mesohet se do te jene pikat e grumbullimit te mjeteve te perdorura e serviset. Deri dje ne mbremje, mesohet se jane kontrolluar disa pika te grumbullimit te makinave.
Ardian Bushi