Pronari e urdheron te dale nga lokali, klienti i shkaterron biznesin me makine
Inatin ndaj pronarit te lokalit, e nxjerr duke i shkaterruar biznesin pasi e urdheroi te dilte nga ambienti. Edmond Hadroi, 29-vjec, banues ne lagjen numer 13 Plazh ne Durres, akuzohet se me makinen e tij, ka shkaterruar ambientet e lokalit "Bar-Korca", ne lagjen nr.11, ku kishte qene edhe klient. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne oret e pasdites, ndersa pas denoncimit eshte kryer edhe arrestimi i te dyshuarit per "shkaterrim te prones". Burime zyrtare thane se demtimi eshte bere me mjetin e tij tip "Benz", me targa DR 8490 B. Menjehere pas ngjarjes se ndodhur kane mberritur forca te shumta policie, ndersa ne komisariat jane shoqeruar dy protagonistet, pronari i lokalit dhe klienti. Vetem pas deshmise se te dy paleve dhe personave te tjere te pranishem, Policia e Durresit ka prere fleten e arrestit, per 29 vjecarin Edmond Hadroi. Si pasoje e veprimit te te dyshuarit, jane shkaterruar pajisjet afer hyrjes kryesore, si karrige, dyer, xhama etj. Fatmiresisht ne momentin e perplasjes nuk ka pasur njerez ne afersi te hyrjes se lokalit. Mesohet se shkak per incidentin eshte bere nje grindje e castit mes dy personave. Pronari i lokalit ka kerkuar largimin e klientit, per shkak te gjendjes se tij te dehur. Por ky i fundit nuk e ka pritur mire vendimin duke reaguar ne nje menyre krejt te cuditshme. Teksa ka dale i nevrikosur nga dera e lokalit, ka hipur ne makine, te cilen e ka perplasur me hyrjen e lokalit.
Precedenti
Sulmi ndaj bizneseve ne shenje hakmarrje ka njohur nje shifer ne rritje, gjate ketyre dy muajve. Ky eshte rasti i dyte pas ngjarjes se Tepelenes, kur u ndalua nje 30-vjecar nga Tirana, se kishte hyre ne lokalin e nje personi duke i shkaterruar me sende te forta pajisjet, soben e pjekjes dhe nje motociklete.
E.Arapi
Precedenti
Sulmi ndaj bizneseve ne shenje hakmarrje ka njohur nje shifer ne rritje, gjate ketyre dy muajve. Ky eshte rasti i dyte pas ngjarjes se Tepelenes, kur u ndalua nje 30-vjecar nga Tirana, se kishte hyre ne lokalin e nje personi duke i shkaterruar me sende te forta pajisjet, soben e pjekjes dhe nje motociklete.
E.Arapi