Zhduket nena e tre femijeve
Elbasan- Nje 29-vjecare ka braktisur tre femijet dhe bashkeshortin, duke u zhdukur ne drejtim te paditur. Policia e Elbasanit deklaroi se ka nisur ceshtjen penale dhe shpalli ne kerkim Oligerta Zero, lindur ne Korce e banuese ne lagjen "28 Nentori", pasi ndaj saj rendon akuza e "braktisjes se femijeve te mitur". Denoncimi eshte kryer ne komisariat gjate dites se djeshme nga bashkeshorti K.Zero, 31-vjec. Sipas te dhenave policore, gjithcka ka ndodhur pas kthimit te Oligertes, nga njerezit e familjes me banim ne Korce. Ende jane te paqarta shkaqet qe detyruan nenen te braktiste tre femijet dhe bashkeshortin. Burime familjare pohuan se pas kesaj ngjarje, K.Zero ka perfunduar ne Spitalin Psikiatrik si pasoje e tronditjes se rende qe ka pesuar, ndersa mesohet se ai predikon dhe nje sekt fetar.
Nje dite me pare ajo ka lene tre femijet e mitur ne shtepi dhe eshte zhdukur ne drejtim te paditur. Kur eshte kthyer ne shtepi, bashkeshorti nuk e ka gjetur gruan. Ai ka pyetur tek familjaret dhe te afermit, por nuk ka marre asnje lajm. Edhe nga vjehrri nuk ka pasur lajme per nenen e tre femijeve. Pasi ka humbur shpresat per gjetjen e gruas, Zero i eshte drejtuar per ndihme Policise se Elbasanit. Policia ka shperndare foton dhe shpalli ne kerkim nenen 29-vjecare, qe eshte zhdukur ne rrethana ende te paqarta.
Bashkeshorti eshte shprehur se nuk kane pasur konflikte ne familje dhe se shkonin shume mire. Ndaj Oligerta Zeros eshte ngritur ceshtja penale e "braktisjes se femijeve te mitur", deri ne gjetjen e saj per te mesuar me teper rreth motiveve qe e cuan te largohej nga banesa. Nje grup hetimor po heton rreth kesaj ngjarjeje dhe u eshte kerkuar ndihme pikave kufitare qe ne rast se e hasin te rene, ne perpjekje per te kaluar kufirin, ta kthejne mbrapsht menjehere.
Burime zyrtare thane se pistat qe po hetohen jane ato te largimit me vetedije te 29-vjecares pas ndonje mosmarreveshje ne familje, mashtrimit nga ndonje person tjeter gjate kohes qe ka qene prane familjes se saj ne Korce dhe arratine me deshire drejt Greqise si vendi me i afert. Materialet per kete ceshtje prej dites se djeshme mesohet se i kane kaluar Prokurorise se Elbasanit. Policia vendore prej nje muaji ka ne kerkim nje grua te martuar 32-vjecare, e cila braktisi dy femije dhe burrin duke u larguar nga shtepia ne fillim te ketij viti. Dukuria e braktisjes se baneses ne rrethin e Elbasanit eshte e theksuar, Vetem ne tre muaj numerohen shtate persona te humbur, nga te cilet nje eshte gjetur i vdekur, kater jane kthyer ne banese dhe per dy te tjere, nuk dihet asgje rreth fatit te tyre.
Policia: Hetojme keqtrajtimin dhe largimin me deshire
Hetuesit kane marre ne pyetje K.Zero, bashkeshortin e Oligertes, i cili eshte shprehur se nuk i di shkaqet dhe se me te shoqen shkonte shume mire. Ai ka thene se marredheniet ne cift nuk ishin te tensionuara dhe Oligerta nuk kishte arsye per t'u arratisur pa adrese. Gjithsesi hetimet jane vendosur ne dy pista. Ne ate te keqtrajtimit dhe dhunes familjare dhe ne pisten e largimit me deshire te gruas.
Fatos Salliu