Ther shokun pas drekimit ne lokal
Korce- Rrezikon jeten per nje sharje te shkembyer ne lokal, gjate drekimit me shokun e ngushte. Ka mjaftuar grindja banale qe 31 vjecari Klodian Agolli, nga qyteti i Maliqit te perfundoje i plagosur me thike ne spital. Dhe sulmi nuk ka ardhur nga ndonje person i panjohur, po prej njeriut me te cilin drekonte ne te njejtin lokal. Burime te policise bene te ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 ne lokalin e njohur me emrin"24 Oreshi". Blute ndaluan ne flagrance 24 vjecarin e dyshuar, Marsel Demollari, nga qyteti i Maliqit. Arrestimi i tij eshte kryer pasi ka qelluar disa here me thike, ne pjese te ndryshme te trupit dhe ne bark 31 vjecarin Klodian Agolli. Policia e Korces sqaron se autori dhe viktima kane qene shoke dhe pinin se bashku ne lokal. Ne gjendje te dehur ata kane filluar te grinden me njeri-tjetrin, fillimisht me fjale derisa gjithcka ka degraduar ne sharje dhe me pas ne perleshje. I arrestuari Demollari, ka rrembyer thiken nga tryeza ku pinin duke goditur Agollin. Viktima eshte derguar ne spitalin e Korces, ku dhe i eshte dhene ndihma mjekesore. Policia ben te ditur se pas nderhyrjes kirurgjikale te mjekeve te ketij spitali, 31-vjecari eshte jashte rrezikut per jeten. Ndersa autori eshte arrestuar dhe po i nenshtrohet hetimit, per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje".
D.Zisi
D.Zisi