Cerrik, hajdutet marrin thesarin e argjendarise, demi 7 milione leke
Hajdutet grabisin ar dhe valute, ne nje argjendari ne Cerrik. Vjedhja eshte kryer ne menyre spektakolare per faktin se, autoret ende te paidentifikuar, kane depertuar nepermjet nje njesie ushqimore, te ciles i kane shembur dhe murin ndares. Ngjarja u konstatuar dje ne oret e para te mengjesit, ne ushqimoren ne pronesi te F. I., 61 vjec, dhe ne argjendarine e G. P., 60 vjec, te dy banues ne Cerrik. Pas konstatimit te vjedhjes pronaret kane njoftuar policine dhe ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Mesohet se ne dyqanin ushqimor jane marre 37 mije leke qe ndodheshin ne arke, kurse ne argjendari jane pervetesuar 2 kg dhe 900 gr bizhuteri floriri, 1,5 milione leke, 6000 USD kanadeze, 2000 euro, 250 karta rimbushese. Sipas komunikates zyrtare te policise, demi total arrin ne 7 milione leke. Ekspertet kane mundur te fiksojne gjurmet e gishtave te grabitesve.
F.S.
F.S.