E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv ne makinen e Genc Gjokutajt

Policia nderhyn ne kohe asnje i lenduar nga ngjarja. Dyshohet se lenda plasese eshte e llojit C4

Nje sasi eksplozivi eshte gjetur ne oret e para te mengjesit ne makinen personale te nje prej avokateve me te njohur ne vend Genc Gjokutaj. Makina e tij ka qene e parkuar ne nje nga rrugicat ne lagjen Ali Demi ndersa ne oret e para te mengjesit te djeshem Gjokutaj ka konstatuar nje zhurme te pazakonte gjate ndezjes se automjetit. Per kete arsye avokati i njohur ka derguar makinen ne nje pike servisi ku me andej punonjesit kane pikasur nje objekt te dyshimte te pazakonte poshte makines. Ne vendngjarje jane thirrur forca policore te cilat dyshojne se behet fjale per eksploziv te llojit C4. Vetem pasi eshte siguruar nje perimeter i madh duke bllokuar qarkullimin e territorit ku ndodhej automjeti i avokatit policia ka kryer shperthimin manover te eksplozivit.

Ngjarja eshte konfirmuar edhe nga burime te policise se kryeqytetit te cilat kane konfirmuar se poshte automjetit te avokatit ka qene e zhvendosur sasia e eksplozivit porse fatmiresisht nuk ka shperthyer. Policia ka bere te ditur gjithashtu se aktualisht punonjesit e saj po punoj ne per identifikimin e autoreve qe kane vendosur kete sasi eksplozivi ne automjetin e avokatit te mirenjohur.

Nje fakt i tille eshte konfirmuar edhe nga vete avokati i njohur ku i kontaktuar nga gazeta Standard Gjokutaj eshte shprehur i rezervuar ne lidhje me ngjarje duke thene se deponimet e tij ia ka dhene strukturave perkatese te policise se kryeqytetit te cilet jane duke u marre aktualisht me zbardhjen e ngjarjes.

Ne lidhje me incidentin ne fjale menjehere sapo eshte sinjalizuar per rastin policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur punen per heqjen e ketij eksplozivi dhe marrjen e masave per gjetjen e autoreve. Pas tentativave te vazhdueshme per ta cmontuar dhe caktivizuar ne vend eksplozivin nga ana e forcave Xhenio dhe e policise u be e mundur zhvendosja e automjetit me qellim shmangien e ndonje aksidenti te mundshem. Sipas te dhenave paraprake mendohet se eksplozivit do ti behet nje shperthim i detyruar ndersa dyshohet se lenda plasese mund te jete e llojit C4. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme policia nuk ka bere te ditur ende ndonje variant ne lidhje me motivet apo dyshimet paraprake ne lidhje me ngjarjen.

Genc Gjokutaj eshte avokat i njohur ne Tirane i cili ka pasur si kliente te tij emra te njohur ne skenen politike dhe te kronikes ne Shqiperi si biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazllic ish-ministri i Kultures Ylli Pango apo Rahman Selmanllari. Gjithashtu Gjokutaj ka qene avokat mbrojtes edhe i nje prej te pandehurve te dosjes se bujshme Kokaina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›