Goditet banda e trafikut te droges
Nje bande e perbere nga 20 shqiptare qe merrej me shitje lendesh narkotike, eshte shkaterruar sot ne Itali. Sipas policise italiane mesohet se banda e vetequajtur “Ramazani” dhe qe perbehej vetem nga shqiptare, kishte kohe qe ushtronte aktivitetin e shitjes se droges ne zonen e Italise se Jugut. Gjate aksionit autoritetet italiane bejne te ditur se pervec sasise se droges jane sekuestruar dhe 5 automjete qe benin transportin e narkotikeve. Ne baze te hetimeve, mesohet se banda drejtohej nga Artur Lakmja dhe se pervec ketij aktiviteti, banda merrej edhe me shfrytezim prostitucioni.