Goditet grupi i falsifikimit të dokumenteve
Në pranga ranë dy shtetas, përkatësisht vëllezërit Durim (Adolf) Elmaz Zuna, 39-vjeç dhe Xhimi Elmaz Zuna, 36-vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që dy të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, Indrit Daja, 26-vjeç, lindur e banues në Petrelë, si Arsen Quku, 23-vjeç, banues në Qukës Librazhd.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin u siguronin qytetarëve të ndryshëm kundrejt shumave prej 100 deri në 200 euro për çdo rast, dokumente të falsifikuara si: Leje Drejtimi Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dokumente të huaja automjetesh, dokumente shkollore të ndryshme, etj.
Gjithashtu këto shtetas bënin edhe falsifikimin e dokumenteve të mjeteve të shtetasve të huaj me qëllim trafikimin e automjeteve nga shtetet e tjera për në vendin tonë.
Hetimi i kësaj çështje ka filluar në muajin Janar të këtij viti, ku është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal i këtyre shtetasve në fushën e falsifikimit. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur saktësimi dhe goditja e bazës së falsifikimit e cila ndodhej në rrugën «Nexho Konomi» në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua : - dy kompjuterë0 lap top, njesi kompjuterike e markes LG, tre printera Epson te cilesise se larte, skaner i cilesise se larte si dhe dokumente te ndryshëm mjetesh te falsifikuar si dhe një automjet i tipit BMË, seria 7. /Start/
2011-07-19 12:03