Goditet grupi i grabitjes së bankave

Kreu i kësaj drejtorie, Tonin Vocaj, bëri të ditur vetë përfundimin e operacionit të koduar “Obrella”, i cili përfundoi pas një hetimi nëntë mujor.
Në pranga ranë shtetasit, Fatjon Sami Deliu, 24-vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, Markeljano Izmir Nuro, 20-vjeç, lindur e banuse në Tiranë, i pa dënuar më parë, Gerald Sefer Gordi, 20-vjeç, lindur e banues në Tiranë, Ervis Dilaver Domi, 22-vjeç, lindur e banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Admir Zyko, i dyshuar si bashkautor në këtë vjedhje me armë.
Nga hetimi rezulton, e provuar se këta shtetas janë autor të vjedhjes me armë të filialit të Bankës Kombëtare Tregtare, e ndodhur më datë 17 shkurt 2010 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Po kështu, këta shtetas janë të dyshuar dhe po zhvillohen hetime intesive për përfshirjen e tyre në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në vjedhjet e bankave si grabitja e filialit NBG bankë ndodhur më datë 01.08.2008 në autostradën Tiranë – Durrës, vjedhjen e filialit të Raiffaisen Bank, ndodhur më 26.12.2008, në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë, vjedhjen e Tirana–Bank, e ndodhur më datë 06.05.2010, në rrugën dytësore në krah të autostradës Tiranë – Durrës, si dhe më tatë 02.07.2010, vjedhjen e filialit të NBG Bank, ndodhur më 02.07.2010, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës.
Pas ndalimit të tyre, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete të përdorura nga autorët në këtë vjedhje me armë ; fatura bankare të depozimit të parave ; veshje të përdorura gjatë ngjarjes; aparate celularë etj. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-13 14:17
[