Rama: Berisha zvarrit qëllimisht moszgjidhjen e krizës

Gjatë një konferencë, Rama përmendi edhe shtyrjen e seancës së Kuvendit të enjten e shkuar, duke akuzuar sërish maxhorancën se nuk ka pranuar propozimet e PS-së për zonat e përmbytura.
Për këtë arsye, opozita kërkoi ndryshime të buxhetit të vitit të ardhshëm, duke adresuar një pjesë të buxhetit për zonat e përmbytura.
“Berisha kërkon të rrijë në pushtet duke vjedhur votat. Sot refuzoi edhe marrjen në shqyrtim të propozimin tonë për ndryshimin e buxhetit të 2011 me synim ndaljen e përmbytjeve të radhës, që Shkodra dhe gjithë Shqipëria të mos përmbyten përsëri”, ka deklaruar kreu socialist.
Duke folur për situatën e përmbytjeve në Shkodër, kryesocialisti tha se është vetë qeveria ajo që shkaktoi përmbytjen, duke marrë masa në kohë. “Shkodra u përmbyt për të 5 herë brenda një viti dhe për të 5 herë radhë Saliu flet për fitore duke u përpjekur dëshpërimisht të mbulojë dështimin e madh përballë këtij fenomeni, përballë këtij fenomeni që nuk është vepër e natyrës me ngushëllimin se nuk pati të vdekur apo me demek që qeveria bëri që të mos ketë të vdekur dhe duke akuzuar opozitën si fajtore. Është më se e qartë se Saliu dështoi dhe la në baltë Shkodranët”, u shpreh Rama. Për të gjitha këto, kreu i PS-së, tha se nevojiten protesta për largimin e qeverisë. /Saimir Lleshi/start/
2010-12-13 14:37
[