Goditet grupi i vjedhësve të dhunshëm në Tiranë

Operacioni i koduar “Mesnata” çoi në arrestimin e dy shtetasve, ndërsa po kërkohen dy të tjerë.
Në pranga ranë Nebi Selimaj, 19 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore, si dhe Leonard Rexha, 22-jeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore, Tiranë, me arsim 8 klasë, si dhe janë shpallur në kërkim policor pjesëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal, që janë shtetasit Bledar Dida, 21-vjeç, lindur ne Kukës dhe banues në Bathore, me arsim 8 klasë, si dhe Mikel Pjetri, 19-vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas kryenin vjedhje të qytetarëve të ndryshëm duke përdorur dhunë nën kërcënimin e armëve të ftohta, ku në disa raste kanë plagosur dhe të dëmtuarit, ngjarje të cilat kanë ndodhur në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndaj tyre janë dokumentuar të paktën 6 grabitje gjatë këtij muaji. Ata merrnin kryesisht telefona celularë dhe sende të tjera, si portofol, etj. Po nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë kryer edhe vjedhje të tjera me dhunë në zonën para Parlamentit, Ura Vasil Shanto, Stacioni i Trenit, etj. /S.Ll/Start/
2011-08-21 12:51