E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën hetim tre shtetas për mallra kontrabandë

Hetimi nisi ndaj Arbër Saidollari, 26-vjeç, lindur dhe banues në Korçë, arrestuar në flagrancë më datë 20.08.2011, Vladimir Sh, 55-vjeç, banues në Korçë, proceduar në gjendje të lirë, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit Niko Th, 34 vjeç, banues në Korçë.

Fillimi i hetimeve në ngarkim të këtyre shtetasve u bë, pasi dje në orën 07.20, në vendin e quajtur Ura e Peshkatarit është konstatuar se në mjetin tip Mercedes Benz, po transportonin 575 palë xhinse, të cilat dyshohet të jenë mall kontrabandë. Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.  /Start/

                                                                                             2011-08-21 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›