Goditet grupi kriminal, 7 në pranga

Shkodër, 26 gusht - Goditet një grup kriminal në Shkodër, i cili sipas policisë kryente trafikim të armëve, të lëndëve narkotike dhe mjeteve motorike. Mësohet se në pranga kanë rënë 7 persona të cilët ushtronin veprimtarinë e tyre në disa qarqe si Shkodër, Lezhë, Durrës e madje dhe në kryeqytet, ka raportuar BalkanWeb.
Të arrestuarit janë Real Zefi, 20 vjeç, Kushtrim Kaja (22), Valmir Vukaj (21), Irvin Temali (21), Amarildo Ndreka (21), Ridvan Keçi (23) si dhe një person tjetër nga lezha me inciale H.M.
,
Operacioni ‘çarku i hapur’ është finalizuar gjithashtu me sekuestrimin e 1 kilogram drogë të llojit heroinë, 4 kilogram kanabis sativa, 9 pistoleta, 1 automatik, silenciator, 200 fishekë, 8 automjetet të vjedhura, motorr, 3 maska, targa të falsifikuara mjetesh dhe peshore elektronike.
7 të arrestuarit do të përballen me akuzat si, “Grup i strukturuar kriminal”, “Trafikim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”, “Trafikim të armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” si dhe “Vjedhje, të mjeteve motorike, e kryer në bashkëpunim”.