E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga mullari 5 metra i lartë, vdes në vend 59-vjeçari

26/08/2010 Dervish Duka nga Dardha e Hotolishtit

ELBASAN- Një 59-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga një mullar dushku në fshatin Dardhë të komunë Hotolisht. Dje rreth mesditës është njoftuar në polici nga ana e banorëve të zonës se në arën e tij është gjetur i vdekur shtetasi Dervish Duka. Menjëherë një grup hetimor u nis drejt vendit të ngjarjes. Pasi është bërë këqyrja e kufomës dhe janë verifikuar rrethanat e ngjarjes është arritur në përfundimin se 59-vjeçari ka rënë nga mullari që ishte duke ndërtuar rreth 5.5 m të lartë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në këtë kohë banorët e fshatit malor ngrenë në mullarë ushqimin për bagëtinë dhe mendohet se një pakujdesi ka sjellë rënien e burrit që nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›