Ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar për vrasje e shfrytëzim prostitucioni

Tiranë, 26 gusht - Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania të kërkuarin për “shfrytëzim prostitucioni” Dritan Domi dhe nga Belgjika të kërkuarin për “vrasje me paramendim” Kristjan Kola.
Ekstradimet u bënë sot në aeroportin e Rinasit. 35 vjeçari Dritan Domi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Durrësit, e ka dënuar ne 2004 me 11 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit“. Së bashku me disa persona të tjerë ai ka mashtruar një vajzë me qëllim dërgimin në Itali dhe shfrytëzimin e saj si prostitutë. Ndërkohë nga Brukseli, u krye ekstradimi drejt Shqipërisë i Kristjan Ndue Koles.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Kurbinit, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet se me datë 23.11.2004 në Shullaz të rrethit Kurbin, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin Sandër Nokaj, i cili më pas ka gjetur vdekjen.