E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet grupi kriminal, bënte presion për të votuar PS-në

 Këta shtetas u kapën në afërsi të Liqenit të Thatë në Komunën Farkë Tiranë duke qarkulluar me dy automjetet të tip Benz dhe BMVW. Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e blinduar të tipit Benz me targa Tr.4018 J, mjet që drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi, i cili ishte i veshur me jelek antiplumb, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
 Në pranga ranë shtetasit:  
1.    Emiljano Hajdar Shullazi, vjeç 32, banues në Tiranë
2.    Altin Agim Masha, 33-vjeç , banues në Tiranë,
3.    Arbër Ndriçim Cara, 21-vjeç , banues në Kavajë
4.    Elton Sadik Cara, 25-vjeç , banues në Kavajë,
5.    Albert Qazim Laci, 26 vjeç, banues në Kukës,
6.    Julian Idriz Kallaku, 21-vjeç, banues në Tiranë,
7.    Aleksandër Gjergj Algeri,23-vjeç, banues në Tiranë,
8.    Klajdi Ndue Gjeci, 24-vjeç, banues në Tiranë,
9.    Dorian Osman Kalaja, 32 vjeç, banues në Tiranë,
10.    Luciano Ali Idrizi, 21 vjeç, banues në Kavajë
11.    Ilir Nexip Shullazi, 35 vjeç, banues në Krujë,
12.    Franc Përparim Hasalliu, 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga operacion janë sekuestruar tre armë zjarri të tipit pistolete, 3 radio dhënëse – marrëse, dy armë të ftohta thikë, një sasi lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe dy automjete të tipit Benz dhe BMW.  
Strukturat Kundër Krimeve të Rënda, në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe personave  të tjerë të implikuar.

Emiliano Pullazi ishte person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare dhe mësohet se ai bënte presion në zonën e Farkës në Tiranë për të votuar për Partinë Socialiste.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 21:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›