E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet nga makina, plagoset i moshuari

Ambulancë, foto arkiv

Ambulancë, foto arkiv

Një 82-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një automjet. Burime nga policia bëjnë të ditur se 82-vjeçari, Spiro Becaj është përplasur nga një automjet tip Seat, me targa AA 337 CG pranë parkut Rinia.

I moshuari është dërguar në Spitalin Ushtarak me dëmtime të gjymtyrëve të sipërm, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, për të dhënë sqarimet rreth ngjarjes. Ndërkaq, burime të policisë dhe grupit hetimor bëjë me dije se shkak i aksidentit ka qenë kalimi i pakujdesshëm i rrugës nga i moshuari, në momentin që semafori ishte i kuq për këmbësorët. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›