Tiranë, bie makina në Lanë, 1 i plagosur rëndë
TIRANË- Një makinë përfundon në lumin Lanë sot në mëngjes, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Në makinë udhëtonin dy vetë, nga të cilët, sipas të dhënave të para nga vendngjarja, njëri është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Vasil Shanto, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personave që udhëtonin me makinën që pësoi aksidentin.
Policia po heton shkaqet e aksidentit. /M.A./