E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon punimet konferenca 3-ditore Nje OKB

Konferenca 3-ditore “Një OKB”, ka përfunduar punimet e saj me hartimin e një dokumenti, i cili ka për qëllim reformën e Kombeve të Bashkuara. Kryetarja e grupit të zhvillimit të OKB-së Helen Clark, ka theksuar jo vetëm rëndësinë e konferencës, por mbi të gjitha zbatueshëmrinë e iniciativës “Një OKB”, që ka mundësuar forcimin e lidershipit të vendeve, që janë pjesë e kësaj inciative.

Zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, drejtues i ditës së tretë të punimeve të konferencës, vlerësoi vizionin e ofruar, në funksion të reformës së Kombeve të Bashkuara. Në optikën e proceseve integruese, ai bëri thirrje për përmbylljen në kohë të reformave legjislative.

Gjatë konferencës janë vlerësuar rezultatet e zbatimit të projektit “Një OKB” në vendet ku ajo është shtrirë. këto mesazhe do të shndërrohen në moto dhe për shtrirjen e iniciativës në të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›