Përfundon mision trajnues i policisë në Afganistan

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, shprehu mbështetjen për efektivët e rinj të Patrullës së Përgjithshme të Policisë, që përfunduan me sukses shkollën dhe trajnimin e posaçëm për këtë shërbim.
"Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja sepse gjithçka që bëjmë mendojmë se i shërben qëllimit për një shërbim policor sa më cilësor", tha Burgaj.
“Në tërësi misioni i Policisë së Shtetit, si në çdo vend tjetër, është në shërbim të sigurisë, paqes e rendit publik. Aktiviteti juaj pati një dimension më të veçantë, ju ofruat bashkëpunimin, eksperiencën dhe kontributin për strukturat e sigurisë së një vendi që ka nevojë për siguri, bashkëpunëtor e partnerë. Së dyti ju ngritët lart vlerat dhe imazhin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, në kuadrin e një partneriteti, e një aleance tashmë të mirënjohur për kontribut në botë”, theksoi ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
Ministri i Brendshëm i shprehu vlerësimet e tij Drejtuesve të lartë të Policisë, për nivelin e lartë të profesionistëve që ka Policia e Shtetit, profesionistë të cilët ofrojnë tashmë kontributin jo vetëm për qytetarët tanë, por me një kontribut më të madh, jo vetëm rajonal, por akoma dhe më gjerë.
Gjatë ceremonisë së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, ka vlerësuar me certifikatë “Për Shërbime të Dalluara” 5 ekspertët e policisë përkatësisht Kryekomisar Bardhyl Henaj, Kryekomisar Bjordi Shehu, Komisar Ergys Lala, Nënkomisar Artur Prifti dhe Nënkomisar Fatmir Varfi, “Për profesionalizmin, shërbimin cilësor, dhe kryerjen me performancë të lartë të detyrave, duke përçuar eksperiencat më të mira policore dhe përmbushur me sukses të plotë Misionin e Parë Trajnues të Policisë së Shtetit në përbërje të strukturave trajnuese të NATO-s në Afganistan.”. /Start/
2012-03-20 14:40