E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorët të shqetësuar nga raporti i Min. së Drejtësisë

Kjo Shoqatë, përgënjeshtron dhe hedh poshtë si të pavërteta konkluzionet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë të publikuar në media.

“Dëshirojmë të theksojmë që në fillim se shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtësisë nuk qëndrojnë. Ato janë tendencioze dhe kanë si qëllim të vetëm të denigrojnë punën e prokurorëve dhe t’i demotivojnë në përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore”, thekson reagimi. Më tej thuhet se konkluzionet e Ministrisë së Drejtësisë nuk i përgjigjen realitetit dhe janë jo objektive.

“Nga një shqyrtim profesional i përmbajtjes së raportit të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se shumica e shkeljeve të pretenduara nuk qëndrojnë. Madje, edhe ato që qëndrojnë, në shumicën e rasteve janë të karakterit formal dhe nuk kanë ndikuar në  mënyrën e zgjidhjes ligjore të çështjeve. Për rrjedhojë, rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, që kërkon marrjen e masave disiplinore për 59 prokurorë duke pretenduar se kanë kryer shkelje në 77 procedime, shkelje të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve nuk qëndrojnë, janë absurde dhe të papranueshme”, thuhet më tej.

Shoqata e Prokurorëve u bën thirrje të gjithë prokurorëve që të kryejnë detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, në përputhje të plotë me Kushtetutën e ligjin, dhe pa u ndikuar nga presionet e cilitdo qoftë. /Start/

                                                                                             2012-03-20 15:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›