E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var veten pas konflikteve në familje

Renato Latifi, 35 vjeç, u gjet i vetëvarur në shkallët e pallatit ku jetonte


TIRANE- Var veten në shkallët e pallatit, një burrë 35- vjeçar në kryeqytet për motive ende të panjohura. Renato Latifi, 35 vjeç, banues në rrugën e Durrësit, në bllokun e pallateve Karavan, është gjetur i vetëvarur pasditën e djeshme në shkallët e pallatit ku ndodhej apartamenti i tij, në kryeqytet.


Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e saj. Dyshimet e para të ngritura nga hetuesit e ngjarjes së ndodhur në Laprakë sipas burimeve mësohet se lidhen me një mosmarrëveshje që viktima ka pasur me bashkëshorten e tij dhe vëllain e bashkëshortes për motive ende të panjohura.


Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30, të pasdites, kur banorë të pallatit ku jetonte viktima kanë gjetur atë në shkallët e tij të varur me çarçaf.


Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit të marrë për të nisur hetimin e ngjarjes. Oficerët e hetimit të krimeve të komisariatit nr.2, kanë marrë dëshmitë e banorëve të pallatit lidhur me ngjarjen si dhe të të afërmëve të viktimës.


Banorët e pallatit si dhe fqinjët e Latifit, kanë treguar se e kishin gjetur të varur viktimën në shkallët e pallatit ndërsa ai ishte lidhur me një çarçaf, që ishte lidhur në shkallë dhe lëshohej poshtë.


Banorët edhe pse janë munduar të ndihmojnë viktimën, nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë për shkak sipas burimeve të policies se ai kishte ndërruar jetë përpara se të gjendej. Për të sqaruar motivet e mundshme të vendimit të rëndë të marrë nga Latifi, ekspertët në vendin e ngjarjes kanë administruar në cilësinë e provës materiale çarçafin me të cilin ishte vetëvarur 35- vjeçari si dhe sende të tjera që ekspertët kanë gjetur aty.


Trupi i viktimës, është dërguar në morgun e spitalit të kryeqytetit ku mjekët ligjorë kanë konfirmuar vdekjen e shkaktuar nga asfiksia mekanike që kishte sjellë çarçafi i lidhur në shkallët e pallatit. Ndërkaq, policia pohoi se po punonte për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes së mësipërme.

Denoncon fqinjin, ndërtimi i rrezikon shtëpinë,


TIRANE- Denoncon në polici fqinjin, që i rrezikon shembjen e shtëpisë nga hapja e një faqeje kodre............................... shtëpisë së tij. Denoncimi është dhënë në komisariatin e policisë nr.6, nga Murat Brahimllari, banues në Yzberisht, në një faqe kodre pranë ish- repartit ushtarak ka denoncuar fqinjin e tij, i cili sipas kallëzimit të Brahimllarit fqinji i tij, prej më tepër se dy muajsh ka nisur të hapë një faqe kodre rrëzë shtëpisë së tij, duke bërë që banesa e tij të rrezikohet të shembet nga zgjerimi i territorit të komshiut të tij.


Sipas burimeve të policisë, Brahimllari ka denoncuar tri herë në polici problemin, ndërsa për këtë rrezik është informuar edhe komuna e Kasharit, të cilët pavarësisht situatës dhe alarmit të dhënë nga Brahimllari, ka rënë në vesh të shurdhër. Sipas burimeve të policisë denoncimi i fundit ka qenë pak ditë më parë për shkak të çarjeve të mureve të shtëpisë së tij, nga hapja e dheut.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›